Gjirokastër, Basha: Rama Meta
 të ndalin terrorin mbi Lazaratin 

Gjirokastër, Basha: Rama Meta<br /> të ndalin terrorin mbi Lazaratin 
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka vijuar me takimet me qytetarët në jug të vendit, ku është ndalur në Gjirokastër dhe Lazarat.
 
Zoti Basha ka ftuar banorët e Gjirokastrës që me 21 qershor të votojnë për platformën e PD pasi i nxjerr nga situata e rëndë ekonomike ku qeveria i ka zhytur.
 
Ndërkaq Basha në takimin në Lazarat apeloi  për Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit që të heqin dorë nga terrori mbi banorët e kësaj zone në këto zgjedhje.

Kryetari i Partisë Demokratike vijoi turin e takimeve me qytetarët në Gjirokastër dhe Lazarat. Në bashkëbisedimin me qytetarë dhe tregtarë të Gjirokastrës, zoti Basha është njohur me problemet e shumta që kanë, duke nisur nga çmimet e larta, rritja e taksave dhe papunësia çka ka sjellë dhe rënie të fuqisë blerëse.
 
Duke parë situatën e e vështirë Basha apeloi qytetarët që të mos shpërdorojnë rastin dhe të ndëshkojnë me votë qeverinë aktuale. Vota për PD do të jetësojë platformën e saj që mbështet drejtpërdrejt shqiptarët tha Basha.

Zoti Basha i ka kërkuar dyshes Rama-Meta nga Lazarati të ndalin terrorin mbi banorët e pafajshëm të Lazaratit dhe u ka kujtuar se me terror policor nuk do ta ndryshojnë vullnetin e lazaratasve për të votuar për Igli Kokalarin.

Zoti Basha theksoi se ata që stigmatizojnë sot Lazaratin, janë përgjegjësit kryesorë të futjes deri në parlament të trafikantëve.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit