Gjirokastër, Basha: Tolerancë zero
për këdo që çon në përçarje PD

Gjirokastër, Basha: Tolerancë zero<br />për këdo që çon në përçarje PD
GJIROKASTER - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka theksuar se "do të ketë tolerancë zero për gjithkënd që çon në përçarje PD." Këto deklarata kreu i PD-së i ka bërë nga Kuvendi Zgjedhor i kësaj partie në Gjirokastër, e cila u zhvillua pa praninë e mediave dhe gazetarëve.

Në fjalën e tij Basah tha se "partia opozitare nuk i pengon rrugën asnjërit nga anëtarësia për të kandiduar për kreun e PD në rrethe." Sipas Bashës vlerat e Partisë Demokratike janë debati dhe diskutimi i lirë.

Duke vijuar më tej, Kreu i PD, u ndal edhe tek anëtarësimet e reja, ku nënvizoi se sipas tij anëtarësimi i të rinjve tregon se kanë besim në këtë parti politike dhe në këtë kuadër sipas kreut opozitar besimi do ta çojë PD drejt fitores së afërt.

Këto deklrata Basha i bëri në një kohë kur pati sherr në mbledhjen e ditës së djeshme të PD-së Durrës për përcaktimin e delegatëve që do të marrin pjesë në votimin e kryetarit, anëtarët e PD-së kanë kaluar në një konflikt fizik ndërmjet tyre ku janë shtyre dhe kanë kaluar deri në goditje ndërmjet tyre. Ndërkaq në Shkodër, delegati i Bashës, Gjergji Lezha është dëbuar dje për herë të dytë nga mbledhja e kryesisë së PD në Shkodër.

Roland Bejko zgjidhet kreu i PD Gjirokastër
Roland Bejko është zgjedhur kreu i ri i Partisë Demokratike në Gjirokastër. Bejko ka fituar me 10 vota plus përballë rivalit të tij, Shemsho Lamaj, duke marrë kështu numrin më të madh të votave nga 270 delegatët e anëtarësisë së kësaj force politike në rrethin e Gjirokastrës. Ndërkaq, mësohet se nuk pati incidente.

Redaksia Online
(e.s/e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë