GJIROKASTËR - Bie në pranga një i ri, pasi ishte i dënuar me 4 vite burg. Burime nga Policia e Gjirokastrës kanë bërë të ditur se, është bërë arrestimi i Armand Mevlanit, 34 vjeç.
 
Ky person ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Gjirokastrës, e ka dënuar këtë person me 4 vite burg, për veprën penale “Plagosje të rëndë me dashje”.
 
Në vitin 2011 , ky person për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta shtetasin T.S, të cilit i ka shkaktuar plagë të rënda.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)