GJIROKASTER - Persona të paidentifikuar kanë djegur mbrëmjen e djeshme flamurin e Partisë Socialiste.  Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër.

Sipas njoftimit zyrtar të forcave të rendit, në pjesën e jashtme të verandës së lokalit të shtetasit, Asim Peta, në bulevardin e lagjes “18 Shtatori”, ishin vendosur disa flamuj kombëtare dhe ai i Partisë Socialsite, të cilit i është vënë flaka.

Policia është njoftuar për ngjarjen mbrëmë (21 maj) rreth orës 24 :00.  Zjarri është shuar nga të zotët e lokalit dhe nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

"Në vendgjarje ka mbritur grupi hetimor ku ka rezultuar se është djegur flamuri i subjektit politik Partia Socialiste , dhe nga zjarri nuk është djegur asnjë send tjetër ."- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Gjirokastrës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)