Finalja e sotme e Europa League mes Freiburg dhe Aston Villas është një takim me shumë histori brenda. Në kampin anglez figura e trajnerit Unai Emery është unike.

Basku ka fituar plot katër herë kompeticionin duke mbajtur një rekord unik falë triumfit të trefishtë si trajner i Sevillas mes viteve 2014-2016 dhe fitores së vitit 2021 si teknik i Villarrealit.

54-vjeçari me një tjetër fitore përballë Freiburgut do të thellonte rekordin e tij, teksa do të arrinte Carlo Ancelottin, Jose Mourinhon dhe Trapattonin me nga pesë trofe. Ancelotti mbetet një histori më vetë me pesë trofe të fituar të Champions League.

Trajnerët më të suksesshëm në kompeticionet evropiane


Lajmi kryesor:

Sot finalja e Europa League/ Aston Villa e Emery për historinë, Freiburgu për ëndrrën! Formacionet e mundshme