Zona Muzeale ndonëse është çertifikuar si më e ngarkuara me ndërtime pa leje, nuk ka gjasa që shumica e tyre të shkatërrohen. INUV premton shkatërrimin e vetëm tre nga 92 ndërhyrjeve ilegale në zonën historike të qytetit të gurtë. Për kreun e INUV-it të Gjirokastrës Vullnet Tola, pas verifikimeve në terren, pritet që këto ditë të ndërhyhet për të prishur në tre objekte të cilat janë edhe në listën qëndrore të konstatuara nga ALUIZN-i dhe INUK-u qëndror prej kohësh. Ndërtimet pa leje, janë konstatuar në zëvendësimin e cative me soleta të betonizuara, rrugëve të kalldrëmta me beton, si dhe shkatërrimin e disa gardheve që janë të shumuara sidomos në lagjen Mecite dhe Palorto.
/Shqiptarja.com










