Gjirokastër, fshatra të bllokuar
dhe pa energji prej 3 ditësh

Gjirokastër, fshatra të bllokuar<br />dhe pa energji prej 3 ditësh<br>
Moti i keq ka shkaktuar shumë probleme në qarkun e Gjirokastrës, duke bllokuar shumë fshatra për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Sipas gazetarit të Report Tv, në shumë fshatra e komuna ka mungesë të energjisë elektrikë, ku disa prej tyre kanë edhe 3 ditë pa drita.

Probleme me rrugët kanë pasur fshatra në Tepelenë dhe Gjirokstër për shkak të daljes së përrenjve nga shtrati, rënie masivësh shkëmborë dhe në fshatin Zhulat është prishur ura, duke bllokuar rreth një mijë banorë.

Fshati i Lazaratit prej 3 ditësh nuk ka energji elektrike, ndërkohë probleme ka edhe në Memaliaj, në zonën e Dropullit, dhe në shumë fshatra të tjera të qarkut.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë

Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë