Menjëherë Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve janë vënë në ndjekje të tyre. Rreth orës 03.00 të mëngjesit , në vendin e quajtur Revani në rrëzë të malit Bureto mbi qytetin e Libohovës tre shtetasit që transportonin lëndën narkotike porsa kanë parë që po i ndiqte policia kanë braktisur çantat dhe janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira dhe terreni mjaft i thyer.
Droga e paketuar në pako të mbështjella me natriban, në formë katrore me peshë të ndryshme ishte sistemuar në tre çanta të mëdha shpine.
Policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të këtij trafiku , si dhe vijon operacioni për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
(sg/Shqiptarja.com)