GJIROKASTËR- Tridhjetë klandestinë janë bllokuar në një operacion të zhvilluar nga Sektori Antitrafik në Drejtorinë e Policisë të qarkut Gjirokastër.

Operacioni kundër klandestinëve është ndërmarrë në fushën e fshatit Bulo. Klandestinë kanë tentuar të largohen kur kanë parë policinë.


Ata janë fshehur në kallamishte në kanalet e fushës, por janë kapur të gjithë. Klandestinët sipas të dhënave nga ana e sektorit antitrafik vinin nga Siria dhe Eritrea.
 
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)