Policia kufitare e Gjirokastrës ka kapur në orët e para të mëngjesit të sotëm 33 klandestinë nga Siria. Sipas policisë klandestinët u kapën në Glinë rreth orës 04:30, ndërsa po punohet për riatdhësimin e tyre.

Vetëm tre ditë më parë policia kufitare e Sarandës ndaloi 35 klandestinë nga Siria dhe Palestina. Klandestinët u kapën në afërsi të fshatit Lukovë në vendin e quajtur ish SMT, ndërsa ishin fshehur në një furgon mallrash tip ‘Fiat’ me targa FR 6650 C.