Gjirokastër, kapen 64 kg marijuanë,
pranga italianit, një në kërkim

Gjirokastër, kapen 64 kg marijuanë, <br />pranga italianit, një në kërkim
GJIROKASTER - Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër rreth orës 05.30 të mëngjesit të sotëm kanë sekuestruar 50 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe kanë shpallur në kërkim poseduesin e saj.

Sipas informacione që kishin marrë policia ka konstatuar shtetasin që transportonte me kafshë dore mushkë dy çanta të mbushura me lëndë narkotike në kodrat përballë postobllokut të ujit të Ftohtë Tepelenë

Policia është vënë në ndjekje të këtij shtetasi, i cili në momentin që ka parë që po ndiqej nga oficerët e antidrogës ka hequr çantat duke i braktisur në një lëndinë. Më pas ai është larguar me shpejtësi me mushkë duke përfituar nga terreni mjaft i vështirë për t’u ngjitur me këmbë, të shiut të rrëmbyeshëm dhe të largësisë që ndodhej. Pas rreth një kilometër, shtetasi i ri nga Tepelena që tashmë është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga ana e policisë ka braktisur mushkën dhe është larguar duke u ngjitur malit mbi fshatin Hormovë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë në vendngjarje janë gjetur dy çanta të mëdha të mbushura me lëndë narkotike, ku brenda tyre u gjetën 22 pako me lëndë narkotike të mbështjella me letër natriban, katër prej tyre edhe me mbishkrime dhe në formë katrore, të tjerat në formë të rrumbullakët , si dhe një qese e madhe e zezë me lëndë narkotike rifuxho në formën e boçes, gjithsej rreth 50 kilogramë marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, disa sende personale të shtetasit të dyshuar dhe prova te tjera materiale që shërbejnë për dokumentimin me prova ligjore të autorit të këtij trafiku. Operacioni për kapjen e shtetasit po vijon ende nga Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.

KAPET 14 MARIJUANE, PRANGA ITALIANIT
Ndërkohë po ditën e sotme rreth orës 09.00 Efektivët e Policisë Kakavije kanë sekuestruar 14.4 kilogramë marijuanë dhe ka arrestuar në flagrancë poseduesi e lëndës narkotike një shtetas Italian. I arrestuar është Igino De Filippis, i datëlindjes 1988, lindur dhe banues në Romë Itali.

Pas kontrollit të zhvilluar në vijën e dytë në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavijë në automjetin tip Opel me targa italiane BF 561 XT, që drejtohej nga De Filippis ka rezultuar se në brendësi të automjetit , konkretisht në brendësi të dyerve, të kroskotit, të parafangos, si dhe poshtë gomës rezervë janë gjetur 22 pako të mbështjella me letër natriban, të mbushura me lëndë narkotike marijuanë me peshë të ndryshme secila, ku pas peshimit rezultoi se pesha e përgjithshme ishte 14.4 kilogramë marijuanë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Gjirokastrës.

Shtetasi italian nuk ka pranuar të deklarojë se ku e ka marrë lëndën narkotike dhe po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë për të zbardhur këtë rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Nga ana e policisë së Gjirokastrës është njoftuar Konsulli Italian në Gjirokastër, i cili ka asistuar gjatë marrjes në pyetje paraprake të shtetasit Italian. I gjithë operacioni është ndjekur dhe drejtuar nga Drejtori Rajonal i Kufirit Gjirokastër Drejtues Admir Abrija.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme për veprën penale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari