Autorët me lëndën narkotike do të kalonin nga kodrat e fshatit Hormovë për në fshatin Lekël e më pas për Përmet me qëllim shmangien e postobllokut të Policisë që funksionon 24 orë në Ujin e Ftohtë Tepelenë. Uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen e njërit prej transportuesve, ndërsa shtetasi tjetër ka hedhur çantën me lëndë narkotike dhe është larguar me shpejtësi shtratit të lumit Drino duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë.
Nga kqyrja që iu bë çantave nga ana e grupit hetimor rezultoi se në dy çantat kishte 60 pako, me peshë të ndryshme që varionin nga 1.2 deri në 1.4 kilogramë secila, gjithsej rreth 75.4 kilogramë mariuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Landi Zoi, lindur dhe banues në Frakull e Madhe Fier, i dënuar më parë me 5 vite burg në shtetin grek për veprën penale të “Trafikut të Qenieve njerëzore”. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim policor e dy shtetasve të tjerë pjesëtarë të këtij trafikut të lëndës narkotike edhe këta nga qyteti i Fierit.