Gjirokastër, kapen 90 kg drogë
transportuesit e braktisën

Gjirokastër, kapen 90 kg drogë<br />transportuesit e braktisën
GJIORKATER - Një sasi prej 90 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa u sekuestrua nga Policia e Gjirokastrës e cila prangosi një prej transportuesve të saj. Në rrugë operative uniformat blu kishin marrë informacionin se një automjet i ngarkuar me lëndë narkotike lëviste nga Lazarati drejt rrugës nacionale për Tepelenë.

Drejtuesi i mjetit, për t'i shpëtuar postobllokut e ka lënë lëndën narkotike rreth 500 metra larg rrugës nacionale, ku më pas ajo do të merrej nga tre te rinj për tu transportuar në krahë. Këta të fundit kanë marrë drogën dhe kanë filluar lëvizjen në drejtim të pyllit të Ujit të Ftohtë ku dhe janë konstatuar nga policia. Dy prej trafikantëve kanë mundur të largohen ndërsa njëri është prangosur. Lënda narkotike ishte e paketuar në pako në formë cilindrike të mbështjella me letër natriban, me peshë 1.2 kilogramë secila, gjithësej rreth 90 kilogramë. I arrestuari është shtetasi Ervis Murati, lindur dhe banues në Shijak, i dënuar më parë me 4 vite burg në shtetin grek për veprën penale të “Trafikut të lëndëve narkotike”.

Dy trasportuesit e tjerë janë indentifikuar gjithashtu nga ana e policisë dhe janë shtetasit me iniciale A.K 29 vjeç dhe K.M 26 vjeç, nga Tepelana. Në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas të tjerë pjesë e këtij trafiku, pronari i lëndës narkotike nga Lazarati me iniciale K.S. dhe shtetasi me inicialet B.A. nga Durrësi.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Gjendet një person i vdekur në banesë, dyshohet të ketë qenë pre e një grabitjeje

Vlorë/ Gjendet një person i vdekur në banesë, dyshohet të ketë qenë pre e një grabitjeje