GJIROKASTER - Një analize rajonale e gjykatave në jug të vendit, mund të quhet analiza e punës njëvjeçare e zhvilluar në gjykaten e rrethit gjyqësor Gjirokastër ku merrnin pjesë Gjykata e Përmetit, Gjykata e Apelit dhe ajo e Gjirokastrës sëbashku me prokurorinë. Në analizë ishte prezent dhe nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa.

Kryetari i gjykatës së rrethit gjyqësor Gjirokastër, Desard Avdulaj, në fjalën e tij ka prekur disa problematika të hasura gjatë punës njëvjeëare, ndër to zvarritja e gjyqeve për shkaqe që nuk varen nga gjykata, si shërbimi postar, policia gjyqësore etj. Ai përmendi gjithashtu si problematike edhe delegimin e shpeshtë të gjyqtarëve në Gjykatën e Sarandës dhe kërkoi për këtë një zgjidhje.

Në statistikat e përmendura ishin edhe çështjet e cenuara penale 8 % dhe civile 29 %; gjithashtu janë gjykuar tej afatit 59% e çështjeve.

Zv.kryetari i KLD, Elvis Çefa, përcolli mesazhin e epokës së re në drejtësi, ku sipas tij ndryshimi shihet në dëshirën për të riparuar problemet."Fatkeqesisht", - tha ai, -"statistikat për perceptimin e publikut për gjyqsorin lenë për të dëshiruar, sidomos për nivelin e lartë të korrupsionit. Për këtë",- theksoi Çefa,-"jam i bindur që nuk janë reale. Megjithatë",-  përfundoi ai, -"ne duhet të nisim ta ndryshojmë këtë perceptim".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)