Sipas mjekut infektolog i Gjirokastrës, Xhelo Brahimi, situata në Gjirokastër, është mjaft e rëndë si pasojë e plasjes së Antraksit sidomos në zonën jug-lindore të Gjirokastrës e në veçanti në fshatin Glinë dhe Nepravishtë.
Mjeku Brahimi thekson se deri tani janë prekur 9 persona me ketë sëmundje çka shënon një ecuri mjaft progresive në të gjithë rajonin jugor, dhe se sëmundja Antraks, nuk është e izoluar, por mund të marrë përmasa të mëdha nëse nuk trajtohen në kohë personat e infektuar nga kjo sëmundje.
Mjekët këshillojnë që konsumatorët të konsumojnë mish të kontrolluar nga mjeku veterinar dhe mishi që blihet, të ketë patjetër vulën e sigurisë, në të kundërt risku për infektim nga Antraksi do të jetë i madh.