Kamera e Report Tv ka qenë sot e pranishme në këtë shkollë, për të dëgjuar nga afër shqetësimet e nxënësve. Ata thonë se e kanë ngritur si problem, por mesa duket zëri tyre ka rënë në vesh të shurdhët.
Ndonëse ekzistojnë furnelat elektrike, ato nuk e kryejnë funksionin e tyre për shkak të mungesës së pashpjegueshme të energjisë elektrike.
Nxënësit e mësuesit nuk kanë gjetur mbështetjen e autoriteteve vendore, ndërkohë që prindërit i janë drejtuar ish kryetarit të Lazaratit, Dasho Aliko i cili aktualisht është anëtar këshilli në bashkinë e Gjirokastrës.
Ai i ka bërë apel kryetares së bashkisë së Gjirokastrës që të zgjidhi këtë problem që ka kjo shkollë në të kundërt ai thotë se do të dalin në protestë.
Shkolla 9-vjeçare në Lazarat nuk është e vetmja e cila nuk ka ngrohje, pasi thuajse në të gjitha godinat ku mësohet në bashkinë Gjirokastër mungojnë pajisjet ngrohëse.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)