Gjirokastër, në pranga tre të rinj
nga Kukësi, po transportonin kanabis

Gjirokastër, në pranga tre të rinj<br />nga Kukësi, po transportonin kanabis
GJIROKASTËR - Tre të rinjë nga Kukës janë arrestuar në Gjirokastër, pasi janë kapur duke transportuar rreth 35 kilogramë kanabis sativa. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Gjirokastrës, sipas së cilës, efektivët e sektorit Kundër Narkotikëve kishin marrë informacion në rrugë operative se tre të rinj nga Kukësi që udhëtonin me një automjet tip BMW, po transportonin lëndë narkotike të blerë në Lazarat dhe po lëviznin me shpejtësi në drejtim të Tepelenës.

Në afërsi të postobllokut të policisë në Ujin e Ftohtë Tepelenë, automjeti tip BMW, ka ndaluar në anën e rrugës dhe nga automjeti kanë dalë dy të rinj të cilët mbanin nga një çantë shpine të mbushur me lëndë narkotike dhe janë futur me shpejtësi në shtratin e lumit Drino, ndërsa automjeti ka vijuar lëvizjen për në drejtim të Tepelenës.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në të dy drejtimet ku një grup ka ndaluar automjetin tip BMW së bashku me Ermal Laçi, 24 vjeç, nga fshati Bardhoc i Kukësit.

Pjesa tjetër e policisë, ka ndërhyrë në shtratin e lumit Drino ku në vendin e quajtur Shkëmbi i Mehmetit, kanë bërë kapjen në flagrancë të dy të rinjve të tjerë, që transportonin dy çantat me lëndë narkotike dhe konkretisht Skënder Ademaj, 23 vjeç, si 17-vjeçarin me inicialet L. D, të dy lindur dhe banues në fshatin Bardho të Kukësit.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar dy çantat e shpinës ku janë gjetur 25 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë të ndryshme secila gjithësej rreth 35 kilogramë kanabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i tre shtetasëve nga Kukësi, Ermal Laci, Skënder Ademaj dhe adoleshentit me inicialet L. D. Dosja me materiale i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “prodhim dhe shitje të Narkotikëve”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim