Një sasi prej 28 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar në automjetin që drejtohej nga një femër në doganën e Kakavijës në Gjirokastër.
Automjeti tip Mitsubishi me targa BOK 7966 që drejtohej nga shtetasja, Ermira Beqiraj, nga Elbasani, i është nënshtruar kontrollit në pikën kufitarë të Kakavijës.
Policia kufitare gjatë kontrollit konstatoi së në brendësi të dyerve të makinës ishin fshehur një sasi prej 28 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë e paketuar në 73 pako të mbështjella me letër natriban, që kishte si destinacion shtetin fqinj Greqinë .
Në automjetin në të cilin u gjet lënda narkotike përveç Ermira Beqirajt udhëtonte edhe i biri i saj 16 vjeçar.
Lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar nën cilësinë e provës materiale.
Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit poseduesen e lëndës narkotike për të hetuar me tej rreth personave të tjerë të përfshirë në rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
