GJIROKASTER - Banorët e qytetit të Gjirokastrës, kanë patur mungesë të theksuar të ujit të pijshëm ditët e fundit, si rjedhojë e dëmtimit të një prej rrjeteve ujëpërcjellëse. Në të tilla raste, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, ka operuar me manovrime të linjave të tjera, për të siguruar qëndrueshmëri të furnizimit me ujë për popullatën e lagjeve “Granicë”, “18 shtatori”, “Zinxhira” me orare tepër të kufizuara. Shkak i anomalisë së shfaqur, ka qenë çarja e një prej tubove të përcjelljes së ujit të pijshëm në shtratin e lumit Drino. Dëmtimi i tubos, ka ndodhur tre muaj më parë me prurjen masive të ujërave në rjedhën e lumit si pasojë e kohës së keqe me rreshje, duke shmangur disa metra nën të, rrjetin ujëpërcjellës dhe kësisoj, carjen e saj në tre vende. Mëngjesin e djeshëm dhe sot, punonjësit e Ndërmarrjes së Ujësjellësit, kanë punuar intensivisht, për rikthimin në normalitet të furnizimin me ujë për qytetarët gjirokastritë.
Qyteti i Gjirokastrës, furnizohet nga tre burime prej të cilave njëri është burim i basenit nënujor të Budukut. Ndërsa dy burime të tjera sipërfaqësore, i përkasin Hosit dhe Tranoshishtës. Shpeshherë në kohë të thatë, burimet shterojnë dhe kjo kompensohet me manovrimet që ndërmerren me burimin nëntokësor të Budukut i cili gjendet i mbledhur në fushën e Dropullit dhe përbri shtratit të lumit Drino. Qeveria gjermane, do të investojë për rigjenerimin e rrjetit përcjellës të ujit të pijshëm të qytetarëve gjirokastrite, duke siguruar ujë 24 orë pa ndërprerje.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com