Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ndodhej në qytetin e Gjirokastrës ku ndoqi nga afër nisjen e programit të shërbimit shëndetësor në komunitet.

U realizua programi i vaksinimit të 89 fëmijëve të komunitetit rom, në lagjen Zinxhira në Gjirokastër, këta fëmijë u vaksinuan për herë të parë sipas kalendarit të detyrueshëm të vaksinimit.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “kemi nisur një program shumë të rëndësishëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siç është programi i kujdesit shëndetësor në komunitet. Aktualisht, me njësinë tonë të lëvizshme po kryejmë vaksinimin, sipas kalendarit të vaksinave, të fëmijëve 0-14 vjeçtë komunitetit rom këtu në Gjirokastër. Është një program të cilin do ta zhvillojmë në të gjithë Shqipërinë”.

Më herët Manastirliu së bashku me deputeten e qarkut Gjirokastër zhvilluan një vizitë në Qëndrën e Autizmit të qytetit të Gjirokastrës ku MShMS nisi një program të ri patronazhimi, duke mundësuar testimin e fëmijëve autikë të kësaj qëndre. Këtë shërbim më parë këta fëmijë detyroheshin ta merrnin në Tiranë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka në programin e saj integrimin e programeve sociale dhe shëndetësore.  Falë patronazhit nga mjekët e Qendrës Spitalore Universitare jo vetëm të kësaj qendre për zhvillimin e fëmijëvepor edhe qendrave të tjera sociale në të gjithë vendin. Po bëhet një hap më shumë drejt integrimit e shërbimeve socio-shëndetësore dhe për përfshirjen e tyre në sistemin tonë të kujdesit për fëmijët,” u shpreh Ministrja Manastirliu.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com