Gjirokastër, Qarku asfiksohet,
komunat s’i derdhin para
Njësitë vendore në Gjirokastër, kryesisht ato të PD-së, refuzojnë t'i paguajnë kontributet, Qarkut. Nëse situata s'do të ndryshojë, krerët e Qarkut të Gjirokastrës, do të japin alarmin për mbylljen e aktivitetit të këtij institucioni.
GJIROKASTËR - Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës, po haset me një sërë vështirësish financiare të cilat e kanë burimin tek të ardhurat e veta, ku rezultojnë të parealizueshme në masën 80%.
Shkak për këtë është bërë refuzimi i krerëve të njësive vendore kryesisht të atyre që i përkasin PD dhe forcave të tjera aleate të saj, për të paguar kontributin financiar prej 2.5% nga buxheti i tyre, në adresë të Këshillin e Qarkut.
Shembullin konkret duke deklaruar hapur se nuk dëshiron të japë detyrimet mujore financiare, e ka dhënë Komuna e Lazaratit përmes kreut të saj, Dasho Aliko. Ky i fundit në mbledhjen e sotme të Këshilllit të Qarkut të Gjirokastrës, ka pohuar se nuk pranon të derdhë asnjë qindarkë në adresë të Qarkut, pasi sipas tij, të hollat nuk dihet se ku përfundojnë në kushtet e mungesës së transparencës prej organeve financiare të vetë Qarkut.
Për kreun e Këshillit të Qarkut Sulo Mucobega, refuzimi që është vërejtur për të derdhur detyrimin financiar në Qark nga njësitë vendore për vitin e kaluar dhe atë aktual, kryesisht nga ana e krerëve të njësive që i përkasin PD, është i papranueshëm dhe arrogant ku synon minimin dhe funksionimin e tij. Për kreun e Qarkut të Gjirokastrës, zgjidhja shihet tek ndërhyrja e instrumenteve të shtetit dhe qeverisë shqiptare ndërkohë që hapi i parë, është bllokimi i buxhetit të tyre në Zyrën e Thesarit.
Nëse situata do të qëndrojë e pandryshuar edhe për muajt në vazhdim, atëherë krerët e Qarkut të Gjirokastrës, kanë premtuar se do të japin alarmin për mbylljen e aktivitetit të këtij institucioni në mungesë të këtyre kontributeve të detyrueshme financiare.
Qarku i Gjirokastrës, përbëhet nga 32 komuna e bashki prej të cilave vetëm 10 prej tyre, kanë derdhur në arkën e Këshillit të Qarkut, kontributin e detyrueshëm financiar, ndërsa të tjerët, kanë refuzuar. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Qarkut, nuk kanë munguar as debatet e ashpra mes përfaqësuesve të majtë e të djathtë për pikat e ndryshme të rendit të ditës.
Redaksia Online(ar.sh/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.4%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 4470
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42