Gjirokastër, Rama: Turizmi për të
rritur punësimin dhe ekonominë

Gjirokastër, Rama: Turizmi për të<br />rritur punësimin dhe ekonominë
Grigori dhe Mimoza janë dy prindër të përkushtuar, të cilët veç edukimit të fëmijëve të tyre, kanë misionin më fisnik, edukimin e brezave të rinj.

Këtë fundjavë, Kryeministri Edi Rama u mikprit në shtëpinë e kësaj familjeje mësuesish në Gjirokastër, me të cilët veç bisedave të rastit shkëmbeu edhe mendime mbi Shqipërinë që kemi dhe Shqipërinë që Duam për gjeneratën tjetër.

I shoqëruar nga ministria Kumbaro, Kryeministri Rama theksoi faktin se dhe në arsim si në shumë fusha të tjera ka ende shumë për t’u bërë dhe do të bëhet më shumë. Ndërsa ministrja Kumbaro theksoi një fakt të rëndësishëmse tashmë universiteti i Gjirokastrës ofron cikle studimesh në përmbushje të kërkesave të tregut.
 
“Sapo është bërë një marrëveshje mes Universiteti të Gjirokastrës dhe Universiteti të Macerata-s në Itali për një master të përbashkët në trashëgimi kulturore dhe arkeologji.

Kjo është me shumë interes, sepse praktikisht në Gjirokastër, ne nuk gjejmë specialistë në arkeologji, nuk gjejmë restaurator. Kemi sot në Drejtorinë Rajonale, vendin bosh të arkeologut dhe nuk gjejmë dot arkeolog në Gjirokastër prej 2 vitesh,” - nënvizoi ministri Kumbaro.
 
Bashkëbisedimi u përqendrua tek turizmi, një fushë shumë e rëndësishme për Gjirokastrën, të përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman.

Kryeministri u shpreh se zhvillimi i turizmit shihet si nga një mundësitë më të mira, ende të pashfrytëzuara si duhet, për të rritur ekonominë lokale dhe punësimin në këtë qytet. “Ne, këto shtëpi që kanë vlera të mëdha, duam t’i kthejmë në bujtinë me emrat e shkrimtarëve të dashur të Ismailit. Të gjitha këto, të lidhura me një lloj të caktuar letërsie dhe sigurisht që janë dhe shërbime, në një vorbull lëvizjeje turistike disa dimensionale”.
 
Grigori gjithashtu e sheh turizmin si një nga asetet më të çmuara të qytetit të tij dhe se tani, me përmirësimet në infrastrukturë dhe në ofrimin e shërbimeve, njerëzit kanë më tepër siguri për të investuar në këtë zonë.

Ministrja Kumbaro theksoi se veç interesit nga investitorët vendas, edhe të huajt kanë shfaqur inertes për këtë zonë. “Janë 10 hotele të hapur në 3 vitet e fundit me standarde shumë të mira, ndërsa 3 janë në proces e sipër që po ndërtohen. Njëri është blerë nga një holandez, i cili e di se pas një viti mund ta shesë shumë më tepër, pasi i është rivlerësuar prona”.
 
Një kosto e madhe për trashëgiminë tonë kulturore ka sjellë edhe legalizimi që iu është bërë ndërtimeve pa leje në kala e zona arkeologjike. “Paratë që do përdoreshin për të restauruar kalatë, - tha Kryeministri, - do i përdorësh për të prishur godinat e legalizuara se tani, ata janë pronarë.

E të shkon kostoja e rikthimit në identitet shumëfish. Me paratë që kemi shpronësuar ndërtimet ilegale në krah të universitet të Tiranës, mund të rindërtonim të gjithë Parkun e Liqenit.” 
 
Kryeministri Rama shtoi se ambiciet për Gjirokastrën janë shumë të mëdha dhe se ka ende shumë për të bërë në shumë aspekte për të qenë në nivelin e Gjirokastrës që duam dhe të Shqipërisë që duam. “85% rrjetit të energjisë që trashëguam në 2013-n, është i vitit ’74-r.

Në gjithë bregdetin dridheshin poçat sikur ishin me ethe. Tani bregdeti pothuajse është mbyllur. Kemi dhe një pjese të rëndësishme nga Shëngjin – Velipojë, që po bëhet. Po si bëhen në 3 vjet e gjysmë? Nuk është e thjeshtë, se në fillim duhet të korrigjohen shkatërrimet, e pastaj të fillohet të bëhen gjërat si duhet. Kjo që kemi bërë ne, në krahasim me atë që duhet nuk është mjaftueshëm, por në 3 vjet e gjysmë, nga një situatë që ishim në prag të falimentimit, në një situatë që 100 milionë i nxjerrim për rroga e pensionet është një situatë goxha e mirë.

Tani bëmë këtë rritje rrogash e jam i bindur që do mund të bëjmë më shumë sepse po shëndoshet gjithë kjo pjesë e organizmit,” - tha Kryeministri, duke theksuar se janë bërë më shumë se në 25 vitet e harresës në mbarë Shqipërinë, por edhe më shumë janë programuar të bëhen për Shqipërinë që duam.​
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon