Gjirokastër, rrëzohet simboli i
historisë, Rrapi i Mashkullores

Gjirokastër, rrëzohet simboli i <br />historisë, Rrapi i Mashkullores
GJIROKASTER – Një nga monumentet natyrore dhe simbolet historike të Shqipërisë Jugore, pema mbi 400- vjeçare, Rrapi i Mashkullores, u rrëzua përfundimisht si pasojë e një stuhie, ndërsa kishte kohë që kishte nisur të kalbëzohej.

Sipas dëshmive të banorëve të zonën, bëhet e ditur se simboli qindravjeçar i lidhur me figurën e heroit të popullit Çerçiz Topullit, është goditur më herët nga një rrufe, e cila e ndau përgjysmë dhe më pas shirat e kalbëzuan edhe më shumë deri në momentin që u këput.

Banorët shprehen për A1 Report dhe Shqiptarja.com se “me rrëzimin e rrapit ra edhe një pjesë e historisë sonë. Rrapi është dëshmi e një historie 400-500 vjeçare”. Po ashtu banorë shtojnë se edhe sëmundja e pemëve të rrapit që ka prekur brezin e pyllit të Picarit, është bërë shkak i degradimit të Rrapi i Mashkullores

Kanë qenë banorët që janë kujdesur për të duke e konsideruar si një gjë të veçantë. “Do mundohemi ta zëvendësojmë me një tjetër rrap por që sigurisht nuk do ketë vlerën e tij”, shprehen banorët.

Sipas gojëdhënave mendohet se ky rrap mbarte në trungun e tij një histori 500 vjeçare.

Rrapi i Mashkullores, i njohur si Rrapi ku ka folur Çerçiz Topulli , është i vendosur në qendër të fshatit të Mashkullores të Gjirokastrës dhe është kthyer në një simbol që nga koha kur Çerçiz Topulli luftonte kundër turqve në vitin 1908, në luftën e njohur në histori si lufta e Mashkullores. Madje në një vizitë që Enver Hoxha ka zhvilluar në fshatin Mashkullorë, i ulur nën hijen e rëndë të rrapit ka kënduar këngën që i kushtohet kësaj lufte dhe Çerçiz Topullit.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete