GJIROKASTËR - Vitin e ardhshëm shkollor gjuha italiane nuk do të jetë lëndë mësimore vetëm për nxënësit e shkollave të qytetit të Gjirokastrës, por edhe për ata të Përmetit dhe Tepelenës.
Ky fakt konfirmohet nga drejtoresha e Arsimit në qytetin e gurtë, Lindita Rova, e cila në kuadër të këtij objektivi zhvilloi një takim me përfaqëues të ambasadës italiane.
Në shkollat e mesme të qytetit të Gjirokastrës vihet re një tendencë në rritje e orientimit të të rinjve drejt gjuhës italiane, ndërsa Rova pohon se po punohet që në vitin e ri akademik të ketë rritje të mëtejshme të cilësisë së mësimdhësnies dhe numrit të nxënësve.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO