GJIROKASTER - Rreth 80 kilogramë është sasia e lëndës narkotike të sekuestruar gjatë pasdites së sotme në Gjirokastër.

Lënda narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar në një kamion me targa TR 6591 L i cili drejtohej nga shtetasi Shaho Bejko 27 vjeç, nga Tepelena.

Sipas policisë droga ishte blerë në Lazarat dhe kishte destinacion përfundimtar Italinë.

Operacioni u finalizua nga Seksioni kundër Narkotikëve i koduar “Betoni”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)