Gjirokastër, shkarkohet drejtori i
spitalit i LSI, i riu emërohet nga PS 

Levizje zyrtaresh ne nivel drejtorie ne qytetin e Gjirokastres. Drejtori i spitalit rajonal te Gjirokastres, Armand Mamani, njekohesisht edhe kryetar i LSI-se, eshte shkarkuar nga detyra.
 
Burime per Report TV bejne me dije se ka qene nje kontroll i ushtruar nga Ministria e Shendetesise, pas disa akuzave per abuzime me detyren te kreut te spitalit rajonal, qe kane cuar Ministrin e Shendetesise Ilir Beqaj te ndermarre kete mase.
 
Po keshtu mesohet se me nje shkrese te mberritur ne spital, ne kete detyre eshte komanduar Roland Karalli,mjek kirurg, aktualisht kryetar i keshillit bashkiak te Gjirokastres, perfaqesues i PS.

Gjithashtu mesohet se disa dite me pare ka dhene doreheqjen per arsye te panjohura drejtori i Tatimeve, Krenar Kulla, i njohur se funksionar i LSI dhe ne vend te tij eshte komanduar Mehmet Cabej, edhe ky i njohur si eksponent i po kesaj partie.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Mashtrues pas telefonit po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat

Mashtrues pas telefonit po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat