Sipas policisë së Gjirokastrës, shtetasi Argit Saliko, 32 vjeç, kishte blerë në fshatin Lazarat një sasi lënde narkotike dhe e kishte bërë gati në doza të vogla në 10 pako të mbështjella me plasmas për ta shitur për konsum të brendshëm.
Saliko qëndronte në një banesë me qera në lagjen Puntore të Gjirokastrës.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas jetonte përkohësisht në Gjirokastër dhe gjatë muajit Qershor ka punuar në fshatin Lazarat për të kultivuar bimë narkotike dhe lëndën narkotike e kishte marrë në Lazarat.
(gm/Shqiptarja.com)