GJIROKASTER- Një banesë është djegur tërësisht në komunën Libohovë, në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 të ditës së sotme, dhe shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i një bombole të vogël gazi. Në banesën njëkatëshe, banonte me qira një çift nga Tepelena.
Si pasojë e temperaturave të larta, zjarri është përshkallëzuar duke djegur të gjithë banesën. Për këtë arsye, është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve të zjarrit.
Sipas raportimeve nga policia e qytetit nga shpërthimi i zjarrit nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

(Foto nga banesa e djegur)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com