Gjirokastër, suedezët
restaurojnë “Babametot”

Gjirokastër, suedezët <br />restaurojnë “Babametot”
GJIROKASTER- Fondacioni “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” dhe Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Qytetit të Gjirokastrës, inaguruan sot godinën e restauruar monumentale të Babametove në Pazarin Karakteristik. Dorwzimi simbolik I ndwrtesws sw restauruar u bw nga përfaqësuesi i Ambasades Suedeze në Tiranë Patrik Svensson gjatw njw ceremonie tw zhvilluar me kwtw rast. I harruar me kohë, monumenti i kategorisë II i Babametove, ishte në një gjendje shumë të keqe ndërtimore. Pa çati, kjo godinë ka qenë e ekpozuar ndaj kushteve tw motit. Puna pwr restaurimin e ndwrtesws nisi nw 2009, ndërsa financimi i projektit u mundësua nga Agjensia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim si dhe Packard Humanities Institute. E ndërtuar në vitet ‘20, banesa e Babametove, ngrihet në zonën më të frekuentuar turistike tw qytetit tw Gjirokastrws. Muret e katit tw nwndheshwm janë të mesit të shekullit XVII, në kohën e përtëritjes nga njëri prej zjarreve shkatërrues të rënë në atë periudhë në pjesën e pazarit. E lindur prej hirit të saj, kjo ndërtesë e re, më e lartë tashmë, ka pritur tregtarë për thuajse 100 vjet te ekzistencës së saj. Në marrëveshje me pronarët, godina e sapo restauruar, do të kthehet një vend për studiuesit e ardhshëm të historisë së Gjirokastrës. (pn/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza