Arrestohet në flagrancë një shetetas pasi tentoi t'i jepte para punonjësit të policisë për të mos marr masë administrative.
Nga specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjitokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dorian Hima, 48 vjeç, banues në Memaliaj.
Ai ra në prangat e policisë pasi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër është ndaluar nga patrulla e Policisë Rrugore Gjirokastër, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin e tij tip “Citroen”, me targa AA 916 FY, pa vendosur rripin e sigurimit.
Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marr masë administrative.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com