Gjirokastër-Policia ka shpëtuar 3 turistë grekë që kishin humbur rrugën duke eksploruar malin e Priskës në Gjirokastër.
Shkak për humbjen e rrugës për turistët ishin bërë kushtet e vështira atmosferike, terreni i thyer malor dhe errësira.
Pasi janë gjetur nga policia, turistët janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, ndërsa janë në gjendje të mirë shëndetësore.

S.B/Shqiptarja.com‘Shërbimet e Policisë u shkojnë në ndihmë 3 turistëve grekë, të cilët kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në malin e Priskës, në fshatin Pavar, Ballaban, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, terrenit të thyer dhe errësirës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pas njoftimit të marrë nga 3 turistët grekë, të cilët kërkonin ndihmë pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në fshatin Pavar dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit, kanë shkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë’, njoftoi sot policia.
Komente

