Dy punonjës të Policisë Kufitare në Gjirokastër kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore. SHÇBA ka arrestuar shtetasit me uniformë Timo Ciko dhe Bledar Duçka, si dhe shtetasin Shpëtim Brakaj, të cilët akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në kuadër të operacionit 'Green border', ku u godit një rrjet i trafikimit të qenieve njerëzore, ku të përfshirë ishin dhe policët.
Zyrtarët e policisë ndihmonin të kalonin kufirin persona që e kishin të pamundur të udhëtonin në zonën Shengen për shkak të problemeve me afatet e shkelura kohore, apo mos përmbushjen e kushteve të kalimit të lirë, në këmbim të pagesave, që varionin nga 300 në 400 euro.
SHÇBA kishte regjistruar një procedim penal prej disa muajsh, mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar për kalimin e shtetasve shqiptare dhe të huaj, përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë në mënyrë ilegale. Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të identifikohej dhe dokumentohej ky aktivitet kriminal.
Ditën e sotme, strukturat e SHÇBA kanë arrestuar në flagrancë:
- Timo Ciko, 50 vjeç, shef i ruajtjes së kufirit të gjelbër, në Drejtorinë e Policisë Kufitare Gjirokastër;
- Bledar Duçka, 43 vjeç, trup shërbimi për kufirin e gjelbër, në Drejtorinë e Policisë Kufitare Gjirokastër;
- Shpëtim Brakaj, 41 vjeç, nga Fieri.
Kundrejt pagesave që varionin nga 300 deri në 400 euro për çdo person, të siguruar nga shtetasi Brakaj, punonjësit e Policisë në vijën kufitare, siguronin kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj në mënyrë ilegale pa kryer procedurat ligjore.
Shtetasit që kalonin përmes pagesave tek rrjeti i dyshuar i trafikuesve, e kishin të pamundur të udhëtonin në zonën Shengen për shkak të problemeve me afatet e shkelura kohore, apo mos përmbushjen e kushteve të kalimit të lirë. Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarve u janë sekuestruar një sasi euro, lekë, dollar, telefona celularë dhe 1 automjet. Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com