Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Këlcyrë mbrëmjen e sotme, ku një 63-vjeçare është goditur me thikë nga i biri. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 63-vjeçarja me inicialet F. L. ka marrë plagë në kokë, pasi i biri, 29 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, e ka goditur me thikë. Ajo është dërguar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, por nuk dihet gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet.
Policia shoqëroi autorin në ambientet e Postës së Policisë Këlcyrë, për të vijuar me procedurat e mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.