Arrestohet në pikën doganore të Kakavijës duke hyrë në Shqipëri 17-vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia e Gjirokastrës i dyshuar se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar në prani të 2 të miturve të tjerë.

Ngjarja është raportuar 2 ditë më parë, ndërsa policia dyshonte se 17-vjeçari ishte larguar drejt Greqisë përpara se 10-vjeçari dhe prindërit e tij të shkonin në Komisariat për të bërë kallëzim.

“-ndaluan një 17-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç,  dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kakavijë, në hyrje të RSh-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë