Një aksident rrugor është shënuar në aksin Gjirokaster-Kakavije në afërsi të fshatit Dhuvjan.

Dy automjete jane perplasur me njeri-tjetrin afer ktheses që të çon në këtë fshat.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se furgoni me targa GJ6792A i ka prere rrugen ne krahun e kundert mjetit me targa AA730FX dhe për pasojë janë plagosur dy persona.

Drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij të cilët janë dërguar me urgjencë në spital .

Bashkëshortja ka marre dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore ndodhet ne vendngjarje per te zbardhur shkaqet e aksidentit.