Tepelenë/ Furgoni i policisë me 2 të dënuar përplaset me makinën dhe futet në kioskë! Polici i burgut në spitalin e Traumës (VIDEO)

TEPELENË - Një furgon i policisë që transportonte dy të paraburgosur është aksidentuar në afërsi të fshatit Qesarat, ku pas përplasjes së fortë nga një makinë, dy të burgosurit dhe një polic mbetën të lënduar, ky i fundit me plagë më të rënda.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se furgoni i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë në aksin Tepelenë- Mallakastër, në afërsi të fshatit Qesarat, u përplas me një automjet tjetër, ku për pasojë ka dalë nga rruga dhe është futur në një kioskë të braktisur. Në furgon ndodheshin shoferi, 6 efektivë shoqërues edhe dy të paraburgosurit.

Polici Juljan Verbosha u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, por pas marrjes së ndihmës së parë u pa e nevojshme që të transportohet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, dy të dënuarit Razit Haliti dhe Fatmir Çaushi pas ndihmës së marrë në spitalin e Gjirokastrës  morën nga forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për t'u shoqëruar për në burgun “Jordan Misja” në Tiranë.

Të dënuarit janë të paraburgosur tek 313-a në Tiranë, dhe po shkonin në seancë gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër. 

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, teksa nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë një skenar për arratisjen e dy të burgosurve.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë