Gjirokastër, atentati ndaj dy 
vëllezërve, kapet 1 prej autorëve

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e së martës në Gjirokastër, ku ka ngelur i vdekur Dorian Lluka 29 vjeç dhe është plagosur vëllai i tij, Birbil Lluka 31 vjeç. Autori i këtij krimi sipas Policisë së Gjirokastrës është Enrik Lluka, kushëriri i dy vllezërve. Konflikti ka nisur në lokalin e Dasho Alikos që ndodhet rrugën Nacionale në Gjirokastër. Burime të Report TV bëjnë me dije se dy vllezërit Dorian dhe Birbil Lluka bashkë me dy persona të tjerë kanë rrahur në ambjentet e jashtme të lokalit Enrik Llukën. 

Pas konfliktit dy vllezërit janë larguar me makinën e tyre. Më pas Enrik Lluka i ka marrë pistoletën shkout të tij Emiljano Vockës dhe i ka ndjekur nga pas me makinë, kushërinjtë e tij. Gjatë ndjekjes ai i ka qëlluar disa herë kushurinjtë, duke lënë të vdekur Dorin Llukën dhe duke plagosur rëndë vëllain e tij, i cili është transportuar me helikopterë në spitalin e traumës. Por konflikti ka shkuar edhe më tej, pasi dy shokët e vllezërve Dorian dhe Birbil Lluka kanë shkuar në banesën e autorit për t’u hakmarrë, por në atë moment janë arrestuar nga Policia e Gjirokastrës. 

Dyshohet se konflikti mes kushurinjve ka ndodhur për motive pronësie por ende nuk është konfimuar nga Policia e Gjirokastrës. Ndërkohë uniformat blu kanë vënë në Pranag Emiljano Vockën, i cili i dha pistoletën autorit Enrik Lluka. 

Viktima Dorian Lluka dhe vëllai i tij Birbil lluka janë nipat e gruas së ish-kryetarit të komunës Lazarat Dasho Aliko, ndërsa autori është djali i një punonjësi policie. Aktualisht forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të autorit, ndërsa janë shoqëruar disa persona që kanë dijeni për ngjarjen por edhe familjarë të tyre. Ndërkohë policia ka shkuar pranë banesave të të dyja familjeve për të parandaluar ndonjë konflikt tjetër.
 


viktima me logo, lluka 
(Viktima Dorian Lluka (majtas) dhe i plagosuri Birdil Lluka (djathtas) Foto të tjera


vrasje gjirokaster
(Foto nga vendngjarja)  Foto të tjera

Ja njoftimi i policisë
Në lidhje me ngarjen e ndodhur në afërsi të fshatit Shtëpëz, Gjirokastër, ku ka mbetur i vrare me arme zjarri shtëtasi Dorian Çelo Lluka, 29 vjeç, banues në Gjirokastër dhe eshte plagosur Birbil Çelo Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili në këtë moment do të niset, me helikopter për Tiranë rezulton paraprakisht se: Në vendin e quajtur Kthesa e “Andon Poçit”, Gjirokastër, është gjetur i braktisur, automjeti tip “Benz”, me targa AA 006 IY. Ne vendngjarje jane sekuestruar gezhoja dhe jane fiksuar njolla gjaku. Dyshohet se autor i vrasjes dhe plagosjes është shtetasi Enerik Bexhet Lluka, 28 vjeç, ku po punohet për kapjen e tij. Policia ka mbritur menjehere ne vendngjarje sapo ka marre njoftimin, ku ka bere sigurimin e baneses se autorit te dyshuar, me qellim parandalimin e pershkallezimit te metejshem te ngjarjes si dhe ka bere shoqerimin e disa personave per tu pyetur ne lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.  Vijon puna per kapjen e autorit te dyshuar te ngjarjes.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen