Banesa e Ficove ne lagjen Palorto po rrenohet, muri perëndimor në godinën 3 katëshe është shembur pardje, si pasojë e rrebeshit të shiut që ra për disa orë në Gjirokastër. Banorët e lagjës kanë vënë alarmin për gjendjen, e cila mund të precipitojë nga dita në ditë.
E vetmja banuese e shtepisë Fico, Lule Fico ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen në të cilën ndodhet objekti tre katesh, i cili është edhe monument kulture.
Një pjesë e murit ka rënë para 2-3 muajve dhe kam lajmëruar shtëpinë e kulturës se ata e kanë të regjistruar, kanë ardhur dhe thanë se do bëjmë projektin kur të vijë fundi do vijmë ta rregullojmë, por pret kjo punë? Kur të bjerë shtëpia, të më zejë brenda?
Lule Fico, pronare e shtëpisë
Investimi i fundit ka qenë para 4 vitesh nga Ministria e Kulturës, ku janë hedhur 70 milion lekë dhe siç duket nga pamjet, brenda kjo shtëpi është në ditën e vet më të keqe. Papafingoja dhe kati nën të është në rrezik dhe i pabanueshëm. Bujtesja duke parë gjendjen e renduar të objektit dhe me frikën e shembjes nuk ka pranuar turistë të vizitojnë objektin.
Këtu vijnë shikojnë shtëpinë time, por ka rrezik nga shembja dhe u them turistëve se nuk mund t’u pranoj të gjithëve. I shmang turistët se ka dajane në çdo kat.
Lule Fico, pronare e shtëpisë
Banesa Fico është një nga objektet më të bukura dhe më piktoreske në zonën muzeale të Gjirokastrës. Ajo është monument i kategorisë së parë. Ndryshe nga objektet e tjera që kanë stil orjental, banesa Fico është e vetmja në llojin e vet, jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në të gjithë jugun e vendit.