Në periferi të qytetit të Gjirokastrës, në lagjen Grehot, Bashkia ka ndërhyrë këtë të hënë për të liruar hapësirën publike të zënë prej vitesh nga tregu i improvizuar i komunitetit rom.
Ardhja e fadromave ka nxitur reagimin e dhjetëra anëtarëve të komunitetit, të cilët e konsiderojnë këtë treg si të vetmen mundësi për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.
“S’kemi bukë të hamë, po na qajnë fëmijët në shtëpi. Duam të bëhet një punë e mirë e rregullt, votën e dhamë”, tha një një qytetar.
“Ne me këtë vend në buzë të malit nuk pengojmë asnjë këtu. Na lini të shesim, se vetëm bukë duam”, tha një tjetër.
Ndërkohë nga ana tjetër disa tregtarë kanë falenderuar bashkinë teksa kanë kërkuar që të kenë një treg me kushte të mira,
“Falenderojmë bashkinë për pastrimin që bëri. Bashkia duhet të na rregullojë një treg për ne romët. Jemi hallexhinj, kërkojmë një treg si të gjithë të tjerët. Për aksionin e sotën na kanë lajmëruar para katër ditëve", shprehen ata.
Bashkia e Gjirokastrës e justifikon aksionin me nevojën për pastrim dhe rregullim e territorit. Por deri më tani, nuk ka asnjë plan për ndërtimin e një tregu të ri apo sistemimin e këtyre tregtareve ambulante qe janë ne kushtet e mbijetesës. Ndërkohë, të njëjtat masa nuk janë ndërmarrë në zonat e tjera të qytetit, përfshirë zonën muzeale, ku tregtia informale vijon.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
14.8%
-
Jo
76.5%
-
Nuk kam mendim
8.7%
Vota total: 1530
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ Abuzoi seksualisht me 10-vjeçarin dhe u arratis në Greqi, arrestohet në Kakavijë i mituri
4 Prill, 11:41
-
E rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me të miturin në prani të dy bashkëmoshatarëve të tij
2 Prill, 22:30
-
Hapet për qarkullim Ura e Re e Viroit, ARRSH: Lehtësohet qarkullimi i mjeteve
2 Prill, 15:11
-
Gjirokastër, Labovë e Madhe në izolim, rrëshqitja e tokës bllokon rrugën prej 3 muajsh! Dy shtëpi shpallen të pabanueshme
2 Prill, 12:24
-
PD: Të hetohet nepotizmi në universitetin ‘Eqrem Çabej'
1 Prill, 13:53
-
I dënuar me 10 vite burg në Itali për trafik droge, kapet në Këlcyrë 51-vjeçari i shpallur në kërkim! Pritet ekstradimi
1 Prill, 13:11
-
Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave në mbi 60 subjekte, Sulaj: Ambientet do t’i kthehen qytetarëve
31 Mars, 10:19
-
Aksion pastrimi në zonat e mbrojtura në Kukës, Elbasan dhe Gjirokastër, ministri Jaupaj apel qytetarëve: Mos lini mbetje pas
30 Mars, 13:30
-
Punimet në Urën e Viroit në Gjirokastër drejt përfundimit, Rama: Do të garantojë qarkullim të pandërprerë
28 Mars, 13:46
-
'Time Out': Këto janë 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri në vitin 2026
28 Mars, 10:05
-
Gjirokastër/ Të akuzuar për kalim të emigrantëve të paligjshëm në kufi, 2 në pranga! Thyen masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’
27 Mars, 12:52
-
Gjirokastër, 650 debitorë përfitojnë lehtësi nga OSHEE, mbi 5 mijë të tjerë në vështirësi për të paguar faturat e dritave
26 Mars, 14:49