Gjirokastër,Bashkia prish ndërtimet
PD: Po uzurpohet prona private

Gjirokastër,Bashkia prish ndërtimet<br />PD: Po uzurpohet prona private
GJIROKASTËR - Prej dy ditësh, Bashkia e Gjirokastrës, ka ndërmarrë një aksion, për prishjen e ndërtimeve pa leje pranë pallateve. Fadroma dhe eskavatorët, janë vënë në lëvizje për shkatërrimin e gardheve, shtesave në lagjen “18 shtatori”, në pjesën e poshtme të qytetit të gurtë.
 
Në këtë aksion, janë përqëndruar mbi dhjetë punonjës të INUV dhe sektorë të tjerë të Bashkisë. Për kryebashkiakun e Gjirokastrës Flamur Bime, synimi është rikthimi i hapësirave të munguara, qytetarëve nga zaptimi i pamëshirshëm prej individëve të ndryshëm. Për kryebashkiakun Bime, ky aksion do të shtrihet në të gjithë territorin e qytetit të Gjirokastrës pasi ka për synim, rikthimin në normalitet të gjendjes në zona të ndryshme të qytetit.

Në përfundim të këtij aksioni, synohet çlirimi i mbi 7000 metra katrorë ku do të shërbejnë si rrugë sekondare, parqe shlodhjeje, kënde gjelbëruese.

Ndërkohë që Partia Demokratike ka reaguar për këtë aksion të Bashkisë së Gjirokastrës duke e denoncuar atë si uzurpim me forcë nga ky institucion mbi pronat e çabejve. Koordinatori Ervin Salianji dhe kreu i degës Roland Bejko kanë takuar trashëgimtarët e Çabenjve dhe kërkojnë zbatimin e ligji. Sipas Salianjit po grabitet prona e qytetarëve, prona e trashëgimtarëve, ndersa Bejko shteti te mos kthehet ne pushtues ne dem te interesave te qytetarëve.

Ndërsa njeri prej trashëgimtarëve të familjes Cabej, shprehet se ai është ankuar në shumë instanca, por nuk ka arritur asgjë deri tani.

Ndërkohë INUK ka nisur një aksion në të gjithë vendin për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe atyre qe nuk kanë respektuar ligjin për distancat e ndërtimit apo cënojnë investimet publike.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë