Një mjet tip "Benz" ka marrë flakë në lëvizje rreth orës 08:55, në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit – Delvinë”, në afërsi të tunelit të Skërficës. Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime.
Mësohet se automjeti me drejtues K.B ka marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike.
Si pasojë zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili ka filluar të kryejë veprimet e nevojshme për përcaktimin e shkakut të zjarrit.