Ditën e sotme është betuar kreu i ri i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi. Në krye të Gjirokastrës ai pason Zamira Ramin e LSI-së. Po ashtu në këtë bashki janë konstituuar edhe këshilli bashkiak. Nga zgjedhjet e bëra në këshill është zgjedhur si kryetar Lavdim Hasani. Ndërsa nënkryetare e këshillit bashkiak janë zgjedhur Manjola Shehaj dhe Çiljeta Metaj.
Lajmi kryesor:
Betohen nën himnin grek e shqiptar Toli në Dropull e 6 kryebashkiakë të rinj, Basha: Ideatorët e kësaj farse...në burg
