GJIROKASTËR - Sekuestrohen 140 kilogramë kanabis sativa në Gjirokastër ndërsa në kërkim është shpallur drejtuesi i një makine “Alfa Romeo”, me të cilën po transportohej droga. Policia e Gjirokastër ka bërë të ditur se sot gjatë operacionit të koduar “Mëngjesi”, është sekuestruar lënda narkotike që ishte marrë nga Lazarati dhe me destinacion Durrësin.
Burimet nga policia kanë bërë të ditur se kishin marrë informacione në rrugë operative se në orët e para të mëngjesit të sotëm, shoferi me inicialet E. D., do transportonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga fshati Lazarat me destinacion qytetin e Durrësit.
Menjëherë mbi bazën e këtij informacioni, është organizuar dhe operacioni i koduar “Mëngjesi”, në aksin rrugor Kordhocë- Gjirokastër. Si rezultat i këtij operacioni është bërë i mundur bllokimi i një auatomjeti Alfa Romeo me traga të huaja YZZ 4168, ku brenda tij kishte 110 pako, me peshë të ndryshme gjithësej rreth 140 kilogramë kanabis sativa.
Drejtuesi i mjetit që transportonte lëndën narkotike me inicialet E.D., gjatë ndjekjes braktisi automjetin në afrësi të lagjes SMT të qytetit Gjirokastër dhe u largua duke përfituar edhe nga errësira.

Foto të tjera
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com