GJIROKASTER - Aksi i brendshëm rrugor, që lidh dy lagjet e sipërme të qytetit të Gjirokastrës Dunavat i parë dhe Dunavat i dytë, ka pësuar një dëmtim në boshtin fizik të saj. Situata është përcjellë në bashki, nga banorët e këtyre lagjeve të cilët vetë, kanë vendosur anës vijës së rrezikshme të rrugës në krahun e majtë të saj, gure të mëdhenj si paralajmërim për të mos kaluar asnjë mjet i rëndë.

dunavat
(Pamje nga rruga e dëmtuar, që lidh dy lagjet "Dunavat")

Ndonëse me mjete rrethanore kanë shmangur rrezikun e mundshëm, gjendja në fakt, është e trashëguar prej muajsh në këtë gjendje dhe prej 13 vitesh me probleme të kësaj natyre. Terreni fizik në këtë pjesë të rrugës, është i paqëndrueshëm si pasojë e ekzistencës së një rrjedhe uji nën të, ç'ka e bën mjaft të rrezikshëm në mot me shi. Rrehjet e shiut të rëna ditët e fundit, kanë agravuar situatën aq sa një pjesë e saj me gjatësi gati 20 metër, pësoi ulje vertikale gati në 30 cm nga boshti qëndror i rrugës. Banorët e zonës, pohojnë se situata ka qenë e njëjtë prej muajsh.

dunavat
(Rreziku, që paraqet ky aks, për automjetet, sidomos në mot me shi)

Ndërkaq, të gjendur përballë trysnisë së qytetarëve të lagjeve, Bashkia e Gjirokastrës, ka në plan të implementojë një projekt që do t'i japë fund rrezikut që kërcënon jetën e qytetarëve sidomos të atyre që udhëtojnë me autobuzin e lagjes.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)