Në fshatin Bularat të Gjirokastrës është zhvilluar ceremonia përkujtimore në kuadër të ditës së Jo-së, ku në 28 tetor të vitit 1940 Greqia u përfshi në luftë kundër pushtimit nazist.

Të pranishëm ishin autoritetet më të larta të Ambasadës greke në Shqipëri, forcave të armatosura të dy shteteve, përfaqësues të pushtetit vendor, familjarë të ushtarëve të mbërritur nga Greqia si dhe banorë të zonës së minoritetit.

Odise Kote, prefekti i Qarkut Gjirokastër, tha se duhet që të rënët që luftuan për liri të nderohen.

‘Është ditë me rëndësi sepse ai që nderon të rënët ata që dhanë jetën për liri nderon të sotmen dhe të ardhmen. Populli ishte krah forcave që luftonin për lirinë. Nderimi për të rënët është nderim që i përket të gjithëve’, tha ai.

Po ashtu edhe Vangjel Dule, deputet dhe kryetar i PBDNJ, tha se duhet që të nderohen ata që dhanë jetën në kulmin e rinisë. 

‘28 tetori është një ditë kujtimi dhe reflektimi. Shënon fitoren e parë ndaj aksit nazifashistë. Ishte një fitore që u dha krah popullit të europës dhe më gjerë. Është nderim për ata që në altarin e lirisë dhe dinjitetin dhanë jetën e tyre në kulmin e rinisë', tha ai. 

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte dhe kryetari i Bashkisë Himarë Vangjel Tavo si dhe ai i bashkisë Dropull Dhimitraq Toli.