“Në kuadër të përmirësimit të treguesve të ÇEZ, vazhdojnë punën në terren, duke përmirësuar të treguesve tekniko ekonomik, verifikimin e linjave që furnizohen me energji, kontrolli i sistemit matës, dhe verifikimin e abonentevë që kanë detyrime të palikujduara. Këta të fundit, do të ndërpriten energjia nëse nuk paguajnë energjinë. Tepelena dhe Memaliaj, Saranda rajonet më problematike”- tha Erald Zeneli.
Ndërkohë, task-forca e ÇEZ nuk kaloi në zonën e Lazaratit, ndonëse prej 20 vitesh banorët nuk paguajnë energjinë elektrike. Në planin e shpërndarjes së task-forcës së ÇEZ, Lazarati nuk figuronte asgjëkundi ndonëse rryma elektrike nuk shkëputet për asnjë moment në këtë fshat ku faturimet janë në masën e 10%.
Redaksia Online
(sf/by/shqiptarja.com)