Gjirokastër- Dy automjete janë shkrumbuar në ecje brenda pak orësh, ditën e djeshme në Gjirokastër dhe Memaliaj.

Policia vendore konfirmoi ngjarjet dhe bëri me dije se nuk ka persona të lënduar dhe dyshohet paraprakisht se zjarri ka qenë aksidental, si pasojë e një shkëndije elektrike.

“Ditën e djeshme, dyshohet se për shkak të shkëndive elektrike, janë djegur plotësisht automjeti që drejtonte shtetasi Sh. S., në aksin rrugor Gjirokastër-Dhoksat dhe automjeti që drejtonte shtetasi E. C., në aksin rrugor Memaliaj-Izvor", bëri me dije policia vendore.

Për të dyja rastet po punohet për dokumentimin e shkakut të zjarrit. Hetimet e mëtejshme i kaluan prokurorisë vendore, teksa pritet edhe ekspertimi piroteknik për të zbuluar shkakun e ngjarjeve.

Drejtuesi i mjetit "Ford" që u dogj në Gjirokastër, i pranishëm në vendngjarje, deklaroi se 'automjeti ishte përfshirë nga zjarri gjatë lëvizjes, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi'.