Ka qenë drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi i cili ka zbuluar për herë të parë planin e minsitrit të Brendshëm për heqjen e Lazaratit nga harta e mbjelljes së kanabisi.
Gjatë takimeve të tij në Gjirokastër, Didi ka kërkuar edhe mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e komunitetit në luftën ndaj këtij fenomeni. "Tё kemi rezultate, qё i presin njerëzit, qё i pret dhe populli i Lazaratit vetё", ka thënë Didi.
Ky i fundit nuk ka komentuar deklaratat e bëra disa ditë më parë që të legalizohet kanabis sativa.
“Ministri i Brendshëm kërkon qё tё bashkëpunojnë tё gjitha strukturat nё varësi tё Ministrisё sё Punёve tё Brendshme, pra strukturat e pushtetit lokal, nёn varёsinё e Prefektit tё Qarkut, i cili ёshtё dhe pёrgjegjёs i Shtabit pёr luftën kundёr kultivimit tё bimëve narkotikёve”, ka thënë Didi, gjatë një takimi në prefekturën e Gjirokastrës.
Sipas kreut të Policisë së Shtetit, "faktorё të tjerё social dhe tё pushtetit lokal duhet qё tё japin mbështetjen e tyre, me qёllim qё tё kemi efikasitetin e duhur e tё marrim rezultatet e pritshme nё kёtё luftё, qё ne kemi kohё qё e kemi nisur e qё kёtё vit presim tё kemi rezultate, qё i presin njerëzit, qё i pret dhe populli i Lazaratit vetё, por qё edhe do tё na prezantojnë para strukturave shtetërore, para agjencive tё tjera, tё misioneve qё asistojnё policinё shqiptare apo tё organizmave tё tjerё tё Bashkimit Europian si njё strukturё e përgjegjshme dhe qё i përmbush objektivat e vendosur”.
DIDI: PRIORITET I POLICISE, PARANDALIMI I MBJELLJES SE KANABISIT NE KETE ZONE
Gjatë vizitës së tij në Gjirokastër, Drejtori i Policisё sё Shtetit Artan Didi i është përgjigjur edhe interesimit të medias. “Siç edhe vetë ishit pjestarё tё takimit tё zhvilluar nё Prefekturёn e Qarkut tё Gjirokastrёs, problematika ishte parandalimi i kultivimit tё bimëve narkotike kanabis sattiva. Dihet qё ky qark ёshtё i pёrfolur nё lidhje me kёtё veprimtari dhe sidomos zona e nxehtё qё ёshtё e mirënjohur, zona e Lazaratit”, tha Didi.
Sipas kreut të Policisë së Shtetit, “është dikutuar me njё frymё pёrgjegjshmёrie nga tё gjithё pjesёtarёt e këtij takimi. Ishte njё takim i gjerё ku ishin pёrfaqёsues tё pushtetit lokal, pёrfaqёsues tё Bashkisё sё Gjirokastrёs, pёrfaqёsues tё Prefekturёs sё qarkut dhe tё Policisё sё Shtetit.
“Prezenca ime kёtu tregon atё qё Policia e Shtetit e ka njё prioritet problematikёn e parandalimit tё kultivimit tё bimëve narkotike nё Qarkun e Gjirokastrёs dhe ne jemi tё gatshёm tё bashkёpunojmё me tё gjithё faktorёt lokal, tё shoqёrisё civile, por dhe tё pushtetit lokal pёr tё bёrё tё mundur parandalimin e kёtij fenomeni”, theksoi Didi për median.
(Në foto: Artan Didi gjatë takimeve në Gjirokastër)
LEGALIZIMI I KANABISIT, DIDI: NE SHQIPERI KULTIVIMI I TIJ ESHTE VEPER PENALE
Pyetjes sё gazetarit pёr kёrkesёn e bёrё sipas tij nga dhoma amerikane e tregtisё, sugjerim pёr legalizimin e këtij fenomeni, Didi tha se, nuk mund të bëjë komentet. “Unё si pjesëtar i policisё nuk mund tё komentoj kёto opinione apo kërkesa qё bёhen nga biznesi, pasi policia ёshtё organ ligjzbatues dhe mund tё merret nё konsideratё vetëm nё momentin qё parlamenti e ka kthyer nё ligj njё propozim apo njё nisёm tё tillё. Aktualisht kultivimi i kësaj bime ёshtё njё veprimtari kriminale dhe ne do ta konsiderojmë njё veprimtari kriminale”, deklaroi ai.
Interesimit tё gazetarëve, sipas sё cilës gjatё takimit por dhe mё parё Didi ka referuar faktin se duhet tё kemi mё shumё bashkëpunim, duke ju referuar dhe instancave dhe faktorëve tё huaj, dhe pyetjes se çfarё nënkupton me faktor tё huaj, nëse policia ka nevojё pёr njё mbështetje nga jashtë pёr tё ndёrhyrё nё Lazarat, Didi tha se, “unё nuk di tё kem thёnё qё na duhet mbështetja e faktorëve tё huaj".
"Mund tё kem thёnё gjёra tё tjera nё lidhje me misionet qё asistojnë Policinё Shqiptare apo qё e kanё konstatuar kёtё fenomen dhe qё kёrkojnё apo presin nga Policia Shqiptare qё tё reagojё nё lidhje me kёtё fenomen pёr tё treguar qё ajo vёrtetё ёshtё njё organ ligjzbatues dhe ajo vërtetë e ka nё kontroll tё gjithё territorin e Republikës sё Shqipёrisё, pёr tё treguar qё ёshtё njё institucion vёrtetё i aftё, qё tё realizojё detyrёn e vet, pasi vetëm kështu mund tё konsiderohemi dhe njё shtet i pranueshëm pёr t’u bёrё pjesё e familjes evropiane”, tha për median në Gjirokastër Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
DIDI: TANI PRESIM REZULTATET NË LUFTËN NDAJ MBJELLJES SË LËNDËVE NARKOTIKE
Drejtori Artan Didi gjatë takimeve në Gjirokastër ka theksuar se policia ёshtё struktura qё "ёshtё e ngarkuar jo vetëm nga ligji pёr parandalimin e kultivimit tё bimëve narkotike, por ёshtё njё nga strukturat kryesore ligjzbatuese, ёshtё struktura bazё qё lufton kёtё aktivitet kriminal dhe ne patjetër qё do tё jemi nё pararojё tё kësaj lufte.
“Ti realizojmё kёto objektiva tё vendosur veçanёrisht nё luftën kundёr krimit tё organizuar e kundër korrupsionit, tё cilёt janё caktuar dhe nё dokumentat e Bashkimit Europian dhe tё sigurojmë ato kushte qё do tё na fusin nё procesin e vendit kandidat pёr nё Bashkimin Europian”, ka deklaruar Didi.
(Në foto: Artan Didi gjatë takimeve në Gjirokastër)
DIDI: POLICIA NË MBESHTETJE TË TË GJITHA STRUKTURAVE
Gjatë këtij takimit në prefekturë, drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi evidentoi rёndёsinё e bashkëpunimit ndërmjet tё gjithё aktorёve, me qёllim pёr tё qenё sa mё efikas nё arritjen e rezultateve tё pritshme nё luftёn kundёr kultivimit tё bimёve narkotike.
Po ashtu Didi konfirmoi mbёshtetjen qё Drejtoria e Pёrgjithshme e Policisё i jep strukturave tё policisё lokale nё Gjirokastёr pёr tё luftuar kёtё fenomen kriminal dhe pёr ta hequr zonёn e Gjirokastrёs nga lista e zonave tё përcaktuara, apo tё emërtuara, si zona tё zeza ku ёshtё tepër i përhapur kultivimi i bimëve narkotike.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)