Gjirokastër- Një makinë tip ‘Range Rover’ është përfshirë nga flakët në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Dunavat, ndërsa makina është në pronësi të Rigers Melës.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për shuarjen e zjarrit.

Raportohet se makina është djegur thuajse plotësisht.

Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.