GJIROKASTËR - Një transformator i rrymës 110 kilovolt në nënstacionin e vjetër elektrik të Gjirokastrës ka marrë flakë si pasojë e ngarkesë së lartë elektrike. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatën e së martës duke u gdhirë e mërkura (19.06.2013).

Pas sinjalizimit të zjarrit menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve duke shpëtuar transformatorët e tjerë nga zjarri.

Drejtori i CEZ për Gjirokastrën ka aktivizuar specialistët për të riparuar defektin e shkaktuar nga djegia dhe për të rikthyer sa më parë në normalitet furnizimin me energji elektrike të zonës.

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)